Klopp të transferojë futbollistin e njohur të Kombëtares shqiptare (FOTO)

Klopp të transferojë futbollistin e njohur të Kombëtares shqiptare (FOTO)
Mediat italiane kanë zbuluar se Jurgen Klop kërkon të përforcojë krahët e prapavijës dhe një nga përforcimet është Elseid Hysaj nga Napoli.
Tifozeria e Napolit është ndër më te zjarrtat në Itali dhe Elseid Hysaj e ka shprehur disa herë publikisht faktin se përballë tifozëve të tillë, çdokush e ka të vështirë të largohet drejt një klubi tjetër.

Por nëse ka një tifozeri e cila mund të thuhet pa frikë se është më e veçantë se e Napolit dhe që mund të bëjë Hysajn të ndërrojë mendje, është ajo e Liverpulit, klub i cili mendohej se po ndjek me shumë interes futbollistin shqiptar.

Ashtu si shumë klube të tjera angleze, edhe Liverpuli po monitoron mbrojtësin e përfaqësueses kuqezi, me objektivin për ta afruar në verë.

Mediat italiane kanë zbuluar se Jurgen Klop kërkon të përforcojë krahët e prapavijës dhe dy emrat që ka piketuar janë Matia De Shiljo i Milanit dhe pikërisht Elseid Hysaj.

Shpërndaje në: