Figo tregon se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Figo tregon se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Luis Figo këmbëngul se Juventusi mund të sigurojë trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Ish-reprezentuesi portugez ka paralajmëruar skuadrat tjera se Juventusi mund të fitoj Ligën e Kampionëve, por sipas tij “Zonja e Vjetër” duke të praktikoj një mentalitet ndryshe kur luan në ndeshje evropiane.

“Megjithatë, unë besoj se klubet që janë më të vjetra fitojnë – sidomos në Ligën e Kampionëve – se historia dhe tradita për ata që kanë fituar më shumë mbizotëron në fund, por në dy ndeshje çdo gjë mund të ndodhë”, përcjell Telegrafi.

“Mendoj se nëse luani në Serie A, ju shërben mirë nëse konkurroni me një filozofi italiane, sepse është një ligë e komplikuar që është konkurruese dhe e vështirë”.

“Pra, fakti që Juve është në gjysmëfinale do të thotë se ata janë të fortë, veçanërisht për shkak se kanë eliminuar Barcelonën dhe ekipet e tjera të forta, se ata janë rritur dhe kanë një shans për të fituar Ligën e Kampionëve”, përfundoi portugezi.

Shpërndaje në: