89-shi e dërgon Hajvalinë në Ligën e Parë
Trepça ‘89 ka vazhduar rrugën drejt titullit të kampionit duke fituar si mysafirë i Hajvalisë me rezultat 3-0.
Në pjesën e dytë shënoi John John, ndërsa ndeshjen e mbylli Fiton Hajdari me një gol në minutën e 72-të.
Hajvalia edhe zyrtarisht bie nga kategoria pasi ka vetëm 7 pikë, 15 më pak se Drita që mbanë pozitën e 10-të dhe që dërgon në barazh.
Trepça ’89 pas kësaj fitoreje arrin në kuotën e 68 pikëve, dhjetë më shumë se Feronikeli që ka një ndeshje më pak.



