Ja çfarë ha në mëngjes, drekë dhe darkë Anthony Joshua (Foto)
Derisa Anthony Joshua po bëhet gati për meçin me Wladimir Klitschkon, një nga faktorët më të rëndësishëm në përgatitjen e tij është edhe ushqimi.
Besojeni ose jo, për në një ditë ai shpenzon 300 euro për ushqim.
Mëngjes
Pesë vezë të shoqëruar me avokado dhe më pak limon, erëza, një sasi e konsiderueshme spinaqi dhe tre tostë. Blenderi i mbushur fruta të freskëta, tërshërë, kos, qumësht dhe sigurisht nuk mungon as mjalti.
Drekë
Një racion i madh me makarona me perime, domate dhe dy pula. Embëlësira është e mbushur me me fruta të freskëta, arra, mjaltë dhe granola.
Darkë
Peshk, patate e ëmbël, oriz, lëng frutash. Darka është e bazuar kryesisht në proteina dhe përfshinë një sasi të konsiderueshme me qumësht, arra përpara se të shkojë në shtrat. Ai merr dhe disa proteina të cilat e ndihmojnë që të shërohet nga dëmtimet e ndryshme që mund të ketë pësuar




