Crvena Zvezda i “dridhet” Ramush Haradinajt
Skuadra serbe, Crvena Zvezda do të vije përsëri në Kosovë me datë 18 maj ku do të luaj ndeshje miqësore me skuadrën e Graçanicës.
Por, lirimi i Ramush Haradinajt duket se ua ka prishur planet skuadrës serbe.
Zyrtarë të skuadrës kanë thënë në mediat serbe se lirimi i Haradinajt përbën rrezik për udhëtimin e Zvezdës në Kosovë ngase sipas tyre ithtarët e Haradinajt do të tentojnë konflikt në Graçanicë.
Frika e serbëve shkon aq larg sa që ata kërkojnë siguri shtesë nga udhëtimi pasi që sipas tyre i ndajnë vetëm 10 kilometra nga streha që siç e quajnë ata, “banda e Ramushit”.



