Zidane thumbon ashpër Marine Le Penin

Zidane thumbon ashpër Marine Le Penin

Ish futbollisti i Kombëtares franceze të futbollit, Zinedine Zidane ka thënë mendimin e tij për zgjedhjet presidenciale në Francë.

Në raundin final do të garojnë kandidatët Jean-Marie Le Pen dhe Emmanuel Macron.

Zidane tha se populli duhet të bëjnë gjithçka që munden për të evituar një presidencë nga Marine Le Pen, transmeton Periskopi.

Menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane

“Sa më larg nga këto ideja, larg nga Fronti Nacional. Duhet të bëjmë gjithçka për të evituar këtë.”

Zidane, i cili ka lindur në Marseille, ka prejardhje algjeriane si dhe poashtu në vitin 2002 kishte ndarë të njëjtin mendim kur kandidat kishte qenë babai i Marine.

“Është mesazhi i njëjtë si në vitin 2002”, tha Zidane.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më shtatë maj. /Periskopi/

Shpërndaje në: