Joshua tregon se në cilin raund do ta nokautojë Klitschkon (Foto)
Anthony Joshua – Wladimir Klitschko, është meçi që janë duke e pritur të gjithë me padurim dhe tashmë stadiumi “Wembley” ka filluar të mbushet.
Joshua i cili ende nuk ka shijuar humbjen në boksin profesionist, beson se Klitschko do t’i rezistoj vetëm deri në raundin e shtatë, pasi do ta nokautojë.
Meçi mes Joshuas dhe Klitschkos, që po konsiderohet edhe meçi i shekullit në boks, fillon nga ora 22:45 sipas orës tonë lokale. /Periskopi/



