Propozim martese për Bleona Qeretin, nuk do ta besoni se nga kush… (Video)

Propozim martese për Bleona Qeretin, nuk do ta besoni se nga kush… (Video)

Bleona prej vitesh tashmë jeton në SHBA ku po vazhdon karrierën e saj ndërkombëtare në muzikë dhe kinematografi. Vetëm pak kohë më parë, Bleona hapi një lloj ‘ankandi’ për një partner potencial për të.

Kushti ishte që t’i blinte asaj një unazë të çmuar e pse jo të bënin edhe tre fëmijë e duket se kandidatët e parë kanë filluar të marrin guximin të dalin publikisht e të shprehin ndjenjat e tyre për këngëtaren. I pari është Arlindi i cili në një video të realizuar me Ermal Mamaqin, mikun e këngëtares, shpreh interesin e tij për dashurinë e Bleonës.

“Hello Ona (se Ona i them unë). Vetëm vendosi gishtin në çfarëdolloj vitrine apo dyqani ku mund ta kesh parë atë unazë, apo ndonjë kasafortë banke qoftë në Europë apo Las Vegas. Unë do vij më pas me këtë çelës e do i hap të gjitha. Ndërsa sa i përket tre fëmijëve mund të bëjmë edhe pesë përnjëherësh”, thotë Arlindi për këngëtaren në një video që do të mund ta ndiqni në emisionin ‘Xing me Ermalin’.

Propozimi u bë! Tani presim vetëm përgjigjen e Bleonës.Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme.

 

Shpërndaje në: