Klitschko ka një mesazh për ‘bishën’ Joshua (Foto)

Klitschko ka një mesazh për ‘bishën’ Joshua (Foto)

Wladimir Klitschko është rikuperuar nga goditjet e Joshuas dhe ka gjetur kohë për fansat e tij, shkruan Periskopi.

Boksieri ukrainas u mposht nga ai britanik në meçin e vitit në raundin e 11-të, në prani të 90 mijë tifozëve në “Wembley” të Anglisë.

Klitschko përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar mbështetësit dhe ka uruar Joshuan për fitoren.

“Me të vërtet e kam përjetuar këtë luftë, shpresoj se e keni bërë edhe ju. Faleminderit për mbështetjen tuaj të mahnitshme. Unë me të vërtet e kam ndier këtë. Respekt dhe urime për Anthony Joshuan”, ka shkruar Klitschko. /Periskopi/

https://www.facebook.com/KlitschkoOfficial/posts/10154478908430205:0

Shpërndaje në: