Nuk do të besoni çfarë ka bërë nëna e Joshua’s gjatë meçit
Boksieri britanik, Anthony Joshua, kampioni i botës në peshat e rënda, ka lënë botën pa fjalë në meçin kundër ukrainasit, Wladimir Klitschko, me nokaut në ndeshjen spektakolare në “Wembley”.
Mirëpo, nëna e kampionit të botës, pas fitores së tij, ka thënë se “s’ka mundur ta shohë meçin” për shkak të emocioneve të mëdha.
Nëna e Anthony Joshuas, nuk ka mundur ta përcjellë meçin e djalit të tij kundër ukrainasit, Wladimir Klitschkos.
“Jam shumë e lumtur për të, por nuk kam mundur ta shikoj në disa momente të caktuara. Kur Anthony goditej, unë i mbyllja sytë”, ka thënë nëna e kampionit të botës.
Me 19 ndeshje, 19 fitore, që të gjitha me K.O – ky është kampioni i ri i botës, Anthony Joshua.




