Pyetet nëse do ta sulmojë Korenë e Veriut, përgjigja e Trump do t’ju shokojë

Pyetet nëse do ta sulmojë Korenë e Veriut, përgjigja e Trump do t’ju shokojë

Presidenti amerikan duket se nuk i merr me shumë seriozitet kërcënimet me të cilat mund të përballet nëse sulmon Korenë. Përgjigjja e tij tingëllon si jo serioze, pavarësisht që një konflikt mes dy vendeve mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore.

Në një intervistë për CBS, e cila do të transmetohet sot, Trump ka thënë: “Nuk do të jem i lumtur nëse Koreja Veriore kryen test bërthamor, por besoj se as presidenti i Kinës, Xi Jinping, nuk do të jetë i lumtur ”.

E i pyetur nëse kjo do të thotë veprim ushtarak, Trump u përgjigj: “Nuk e di. Mendoj, do ta shohim.”

Dje, Koreja Veriore kreu një testim të raketës balistike i cili i dështoi, sipas zyrtarëve amerikanë dhe atyre të Koresë Jugore.

OKB-ja i ndalon testimet e raketave balistike të Koresë Veriore, për shkak se ato shihem si pjesë e përpjekjes së Veriut për raketa bërthamore që mund ta godasin SHBA-në.

Shpërndaje në: