Alpinistët kosovarë u takuan në Everest me alpinistin e njohur që vdiq sot në malin gjigant
Alpinistët kosovarë që u nisën për në Everest, Arineta Mula dhe Nazmi Hasanramaj, ishin takuar më 26 prill me alpinistin e njohur zviceran në Everest, Ueli Steck që vdiq sot gjatë ngjitjes në këtë mal gjigant.
Alpinistja Mula kishte postuar në Facebook një fotografi me alpinistin zviceran Ueli Steck, i cili sot ka ndërruar jetë, si pasojë e mungesës së oksigjenit në zonën ku ishte ngjitur ai.
“Ueli Steck pershendet Commando Cross Fit Group – Germia555. Plani i tij eshte te arrij Everest dhe Lhotse te njejten kohe. Lhotse eshte krah Everestit dhe ti besh dyjat te njejten kohe pasi jane ne zone te vdekjes eshte sfide shume e madhe”, ka shkruar Mula në status, më 26 prill, kështu duke ia bashkangjitur shkrimit edhe një fotografi me Steck.
“Ishte kureshtar prej nga jemi dhe per Kosoven ishte i lumtur qe na takoj këtu”, ka shkruar alpinistja nga Kosova e cila tashmë gjendet në Everest.
Trupi i Ueli Steck është tërhequr me ndihmën e helikopterit dhe është nisur për në Kathmandu.
https://www.facebook.com/arineta.mula/posts/10212684212561867



