Njihuni me vajzën e Van Damme (Foto)

Njihuni me vajzën e Van Damme (Foto)

25-vjeçarja Bianca Van Varenberg, është vajza e Van Damme.Duke e pasur baba Van Damme, meshkujt potencial që dëshirojnë të ngatërrohen me të duhet të kenë kujdes nga kjo bukuroshe.25-vjeçarja Bianca Van Varenberg, është vajza e Van Damme.

Pesë vite më parë ajo ishte paraqitur së bashku me babain e saj në një premierë filmi, por që nga atëherë ajo ka qenë e ‘zhdukur’ nga syri i publikut – deri tani.

Më 2012, ajo nuk dëshironte që ta mbante mbiemrin e babait të saj, por pas katër vitesh, duket se ajo ka ndryshuar qëndrim dhe tani duket e lumtur që mban mbiemrin e aktorit të njohur.“Nuk doja të isha hija e babait tim.

Kështu janë fëmijët e yjeve, me të vërtetë, hije të prindërve të tyre. Më përpara do të kaloja nëpër vështirësi se ta kem të lehtë.

Do të shkoj në audicione”, kishte thënë ajo për Metro.Jean-Claude Van Damme është i njohur për filmat e tij dhe aftësitë në artet marciale, por rrugën nuk ia lëshon as Bianca, e cila është gjithashtu një aktore aspiruese dhe që i njeh mirë artet marciale.

Ajo madje është paraqitur edhe në disa filma të babait të saj. Fotografitë e fundit të publikuara online, e shfaqin vajzën e Van Damme duke treguar aftësitë e saj në artet marciale.

Shpërndaje në: