Joshua kujton meçin me Klitschkon, ja çfarë ka shkruar (Foto)
Anthony Joshua vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale, pas fitores kundër Wladimir Klitschko në “Wembley”.
Boksieri britanik, Anthony Joshua, është kampion i botës në boks, pasi e mposhti ukrainasin, Wladimir Klitschko, me nokaut në një ndeshje spektakolare në “Wembley”.
Ai vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale, duke shprehur gëzimin e tij në mënyra të ndryshme, teksa tregoi edhe njëherë respektin që ka për Klitschkon.
“I respektoj të gjithë ata që zbresin në ring”, ka shkruar Joshua.




