“Eurosport” elozhe për Strakoshën: Ishte ndër më të mirët

“Eurosport” elozhe për Strakoshën: Ishte ndër më të mirët

Portali i njohur ‘Eurosport’ në versionin italian ka thuru lavde për Thomas Strakoshën pas fitores së djeshme ndaj Romës 3-1.

Portieri i kombëtares tashmë shihet si zgjedhja e parë, dhe sipas një komenti të publikuar Lazio nuk duhet të kërkojë një zëvendësues për Marchettin pasi e ka në skuadër.

“Strakosha ishte një ndër më të mirët. Mjafton të shohësh dy pritjet në fillim të ndeshjes: nëse Roma do të shënonte, do të kishim parë me siguri një ndeshje krejt tjetër. Edhe ndaj Dzeko-s ai bëri një pritje të mrekullueshme në pjesën e dytë dhe ia preu shpresat Romës me një tjetër pritje nga fundi.”

Shpërndaje në: