Tifozët e Tottenhamit tallen me Wengerin

Tifozët e Tottenhamit tallen me Wengerin

E ardhmja e Arsene Wengerit nuk është e sigurt më Arsenal, e tifozët e rivalit më të madh, Tottenham duan qëndrimin e tij.

Tottenham ka fituar derbin lokal të Londrës veriore ndaj Arsenalit me rezultat 2 me 0, duke siguruar qëndrimin në tabelë mbi topqinjtë pas më shumë se 22 vitesh.

Tifozët e Spurs kanë ironizuar me ata të Arsenalit duke u tallur me trajnerin francez të Arsenalit, Arsene Wenger.

“Arsene Wenger ne duam që t’i të qëndrosh”, po këndojnë tifozët e Tottenhamit në stadium. /Periskopi/

Shpërndaje në: