Nëna e Joshuas nuk u lejua ta shikonte meçin, kjo është arsyeja

Nëna e Joshuas nuk u lejua ta shikonte meçin, kjo është arsyeja

Boksieri anglez Anthony Joshua është duke bërë bujë të madhe në mediat botërore si dhe ato vendore, pas fitores së tij ndaj boksierit legjendar Wladimir Klitschko, shkruan Periskopi.

Joshua e nokautoi Klitschkon në raundin e 11-të në Wembley Stadium në prani të 90,000 mijë njerëzve por në mesin e tyre nuk ishte edhe nëna e tij.

Arsyeja pse nëna e tij nuk ishte e pranishme në meçin më të rëndësishëm të karrierës së djalit të saj është sepse vet Joshua ia kishte ndaluar prezencën në Wembley.

 

‘Unë e kam ndaluar atë. Ringu nuk është një vend ku do të shihni fëmijët e juaj, unë nuk e pëlqej këtë’, tha Joshua.

Image result for mother of joshua

 

‘Babai im ishte present, por jo edhe nëna ime’, përfundoi kampioni i botës në boks.

Për fitoren e Joshuas e kishte njoftuar një i kushëri i tij. /Periskopi/

Shpërndaje në: