Besart Berisha me djalin në ndarjen e çmimeve
Sulmuesi kosovar, Besart Berisha po merr pjesë në “Dolman Warren Awards”, ku do të jepen çmimet për futbollistët në ligën australiane.
Ylli i Melburne Victory kaloi tapetin e kuq së bashku me djalin e tij, Amarin, përcjell Indeksonline.
Besart Berisha do të marrë çmimin “Këpuca e artë”, si golashënuesi më i mirë në ligën australiane, A-League.




