Nuk do të besoni se çfarë shkruante në këpucët e Joshuas në meçin kundër Klitschkos
Se Anthony Joshua është një nga boksierët më të fortë, kjo tashmë dihet – por ai është edhe një njeri mjaft familjar.
Joshua i ka qepur emrat e djalit Joseph dhe mbesës Angel në këpucët e tij të luftës…
Joshua e quan djalin e tij “JJ” dhe ai do të shfaqë me krenari emrin e tij dhe atë të mbesës së tij Angel në këpucët e luftës për titullin e WBA.
27 vjeçari Joshua i cili jeton në një banesë të thjeshtë në Londër shpreson se djali i tij mund ta inspirojë drejt fitores, përcjell Telegrafi.
“Boksi më dha motivimin tim, kurse djali vetëm sa më mban në atë rrugë”.

Joshua i ka qepur emrat e djalit Joseph dhe mbesës Angel në këpucët e tij të luftës…
“Gjithçka që po krijoj, unë kam për t’ia lënë dikujt, sepse nuk do të jem këtu përgjithmonë. Gjithë atë që fitoj në jetë, diturinë, objektet materiale – mund t’i trashëgoj ashtu si fronin. Ky është një relacion i mirë”.
“A e dini se çka më pëlqen te fëmijët? Për JJ dhe mbesën e vogël?”.
“Kur jam në park me ta është koha kur jam i shkëputur nga pjesa tjetër e botës sepse edhe unë me ta bëhem fëmijë dhe fokusohemi në atë që ata bëjnë”.
“Kur jam me djalin tim dhe mbesën time, unë e vë veten jashtë botës së boksit dhe koncentrohem tek këta fëmijë, të cilët ende nuk kanë brengat e kësaj bote”.
“Unë gjithmonë kam qenë një njeri familjar”, ka deklaruar Joshua.



