Ky aktor i njohur po vuan nga depresioni
Eric Dane është duke bërë pak pushim nga shfaqja e tij “The Last Ship”, pasi ai është duke luftuar me depresionin.
“Eric kërkoi një pushim për t’u marrë me çështje personale”, ka thënë një përfaqësues i aktorit 44-vjeçar, raporton Variety, transmeton Klan Kosova.
“Ai vuan nga depresioni dhe ka kërkuar disa javë joproduktive dhe prodhuesit me mirësjellje ia kanë pranuar këtë kërkesë. Ai pritet që të kthehet”.
Eric ka qenë i martuar me Rebecca Gayheart për 13 vjet dhe ka dy vajza së bashku.




