Fitoi 15 milionë funte, por ja çfarë bëri Joshua kur shkoi të shtëpia e nënës se tij
Anthony Joshua mund t’i ketë fituar 15 milionë funte nga fitorja e tij ndaj Wladimir Klitschkos të shtunën – por pagesa e tij e parë pas fitores ishte një faturë për larjen e rrobave.
Kampioni i botës në pesha të rënda ende i çon rrobat e tij në sallon lavanderie në Londër, afër banesës në të cilën ai jeton me nënën e tij.
Dhe 27 vjeçari pagoi një faturë prej 120 funtash për larjen e rrobave të tij, transmeton Gazeta Express.
Kur u pyet se çfarë do të bënte me paratë e fituara, ai ishte përgjigjur duke bërë shaka: “Së pari, duhet ta paguaj faturën time”.
Joshua e nokautoi legjendën ukrainase të boksit Klitschko në rundin e 11, pas një ndeshje epike në Stadiumin Wembley.



