Urimi i veçantë i Shyhretes për ditëlindjen e nënës

Urimi i veçantë i Shyhretes për ditëlindjen e nënës

Nëna e këngëtares së muzikës popullore, Shyhrete Behlulit, sot feston ditëlindjen, njofton Klan Kosova.

Shyhretja shfrytëzoi llogarinë e saj në Instagram për të ndarë një fotografi me fansat ku shihet me nënën, dhe njëkohësisht edhe t’ia uroi ditëlindjen me pak fjalë por me peshë të madhe.

“Nanë të uroj ditëlindjen, jam e lumtur që të kam”, ka shkruar këngëtarja.

Në anën tjetër, Shyhrete Behluli muaj më parë publikoi bashkëpunim me vajzën e saj Engjëllushën, “Deshti Fati” dhe së shpejti pritet të sjellë edhe një tjetër me reperin Gold Ag.

 

Shpërndaje në: