Joshua deklaratë ‘bombastike’ pas triumfit ndaj Klitschkos
Revanshi ndërmjet Anthony Joshuas dhe Vladimir Klitschkos mund të ndodhë nëse përmbushet kriteri financiar.
Nëse kostoja e fitimit arrin shifrën e 50 milionë sterlinash, atëherë boksieri britanik është i gatshëm të përballët me ukrainasin, madje edhe në Gjermani, në vendin ku stërvitet 41 vjeçari.
“Nuk kam asnjë problem me revanshin ndaj Klitschkos, mendoj se mund ta bëjmë. Do të shkojë në çdo vend për të fituar duelin, nuk ndjej presion në asnjë vend”, deklaroi Joshua për mediat britanike.



