Tyson Fury poshtëron keq përbindshin Joshuan
Tyson Fury është gati për të sfiduar kampionin e botës në peshat e rënda Anthony Joshua, madje shkon aq larg, sa thotë që e mund vetëm me një dorë.
Boksieri problematik e kishte mposhtur 18 muaj më parë Wladimir Klitschkon, por Fury pasi i fitoi titujt, kishte problem me depresion dhe kishte rezultuar pozitiv në dista teste të drogës dhe vullentarisht i dorëzoi titujt.
“Ka vetëm një përballje, më e madhja në botë dhe të gjithë e dinë. Ajo është për peshat e rënda ndërmjet meje dhe Anthony Joshua, asnjë tjetër. E gjithë bota pret që të më shohë sërish në ring. Unë jam ende numri një në botë dhe këtë gjë e dinë të gjithë”, tha Fury në një intervistë për Sky Sports.
”Të gjithë e panë që Joshua luftoi për jetë a vdekje ndaj Klitschkos, ndërkohë që ndaj meje ai nuk mundi që të vendoste asnjëherë dorezën. Stili mund të vendos një ndeshje, por jam i sigurt se mund ta mund Joshua dhe me një krahë të lidhur pas shpinës sime”, ka thënë boksieri i njohur për intervistat e tij mjaft të veçanta.”, përfundoi Fury.
Joshua mposhti Klitschkon dhe tashmë po flitet për kundërshtarin e radhës, ku më i përfoluri është bashkëkombësi i tij Fury me boksierin amerikan Detonay Wilder. /Periskopi/



