E dini cili është borxhi i parë që do paguajë Joshua pas fitores ndaj Klitschko? (Foto)
Boksieri britanik, Anthony Joshua fitoi super duelin e së shtunës ndaj Klitschkos, duke fituar plotë 15 milionë stërlina.
Por, pagesa e parë pas fitores ishte një faturë për larjen e rrobave që kap shifrat prej 120 sterlinash në “Golders Green” në veri të Londrës.

Kur u pyet se çfarë do të bënte me paratë e fituara, ai u përgjigj me shaka: “Së pari, duhet ta paguaj faturën time të lavenderisë”.
27-vjeçari triumfoi pas ndërprerjes së ndeshjes në raundin e 11, teksa ukrainasi Klitschko e kishte të pamundur për të përballuar grushtat e fuqishme të tij.



