Hysaj drejt Bayernit?

Hysaj drejt Bayernit?

Elseid Hysaj është kthyer në një nga emrat më të njohur në futbollin evropian.

Kjo ka bërë që mediat botërore çdo ditë t’i gjejnë një destinacion të ri.

Së fundi, televizioni amerikan, ESPN ka raportuar se mbrojtësi shqiptar po kërkohet nga skuadra gjermane e Bayern Munichut.

“Vendimi i Filip Lahm për t’i dhënë fund karrierës në mbyllje të sezonit lë një vrimë në mbrojtjen e Bajernit për sezonin e ardhshëm, transmeton Telegrafi. Zëra nga Italia sugjerojnë se futbollisti i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, është objektivi kryesor i i Bayernit”, kështu raporton ESPN.

Kujtojmë se javën e kaluar përflitej për interesim të skuadrave si Liverpooli dhe Interi.

Shpërndaje në: