Manchester United befason me transferin e ri
Jose Mourinho i ka drejtuar sytë nga La Liga për përforcime
Sipas tabloidit britanik, Daily Star, Jose Mourinhos po synon që ta transferoj në Manchester United mesfushorin e Valencisë, Carlos Soler.
20 vjeçari ka kontratë me ekipin nga Mestalla deri në verën e vitin 2018. Sipas Transfermarkt.com vlera e spanjollit aktualisht është rreth 1 milionë euro.
Soler është pjesë e Valencias që nga viti 2005. Ai me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2016.



