Harrojeni Joshuan e Klitschkon, shqiptari e nokautoi amerikanin pas 1 minuti (VIDEO)
Adrian Hadribeaj është sportisti shqiptar që po bën karrierë të suksesshme në Amerikë në sportet marciale.
I njohur me nofkën “The Eagle”, Adriani ka fituar meçin e radhës duke e mposhtur amerikanin Jay Ellis. Iu dasht vetëm 1 minut kampionit shqiptar që të fitojë me nokaut ndaj kundërshtarit të tij.
Si zakonisht Hadribeaj e festoi fitoren me flamurin shqiptar duke shpërblyer përkrahjen e shumë shqiptarve atje.



