Fabregas drejt gjigandit francez? (Foto)
Përveç Milanit, edhe Olympique de Marseille është duke lëvizur drejt Cesc Fabregas.
Sipas spanjolles Sport, tashmë Milani ka një rival të ri për Fabregas pasi klubi francez e ka seriozisht për atë.
Te Marseille aktualisht është Andoni Zubizarreta, ish-drejtori sportiv i Barcelonës, njeriu që e kishte sjell lojtarin në Camp Nou nga Arsenali.
Në këtë sezon Fabregas ka shënuar katër gola dhe ka asistuar nëntë herë.




