Pavarësisht humbjes, Shkëndija kalon tutje drejt Ligës së Europës
Klubi shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija, ka kaluar tutje në “play-off” për kualifikim në Ligën e Europës. Shkëndija u mposht 1 me 0 nga Mlada Boleslav, por falë fitores 2 me 0 në ndeshjen e parë arrin të kalojë tutje.
Lukas Magera shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje. Ai realizoi me kokë në minutën e 82-të.
Shorti për raundin e ardhshëm do të hedhet nesër, pjesë e së cilës është edhe Partizani i Tiranës që u eliminua në rrethin e tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve.



