Mavraj masakrohet nga gazeta më e madhe gjermane

Mavraj masakrohet nga gazeta më e madhe gjermane

Hamburgu është drejt rënies në Bundesliga II, pasi në pesë ndeshjet e fundit ata kanë humbur katër herë, duke bërë që situata në klubin gjerman të përkeqësohet.

Këto humbje kanë bërë që mediat në Gjermani të analizojnë edhe shkakun e këtyre rezultateve negative, teksa mbrojtja është reparti më i kryqëzuar.

Nuk mbetet jashtë as Mërgim Mavraj, që së bashku me shokët e repartit janë konsideruar si “bidonë” nga “Bild” në ndeshjen e fundit me Augsburgun, teksa u mposhtën me rezultatin e thellë 4-0.

Kjo ishte humbja e tretë radhazi e Hamburgut, duke u renditur në vendin e 16-të me 4 pikë më shumë se Ingolstadi i vendit të parafundit.

Shpërndaje në: