Chelsea poshtërohet për këtë vendim që kishte marrë, refuzoi një nga super yjet e këtij sezoni (Foto)

Chelsea poshtërohet për këtë vendim që kishte marrë, refuzoi një nga super yjet e këtij sezoni (Foto)

Chelseat ka bërë një gabim trashanik kur 4 vite më parë e kishte refuzuar talentin e Monacos, Kylian Mbappe.

Ai në vitin 2013 iu ofrua Bluve të Londrës për 20 mijë euro, por drejtuesit e Chelseat nuk ranë dakord që sulmuesi të ishte pjesë e tyre.

Pas refuzimit të Chelseat, Mbappe u sistemua në akademinë e famshme Clairefontaine e cila ka prodhuar mjaft talentë të futbollit francez.

Mbappe kur ishte në prova në Chelsea

 

Kjo akademi ka nxjerrë lojtarë si Oliver Giroud, Blaise Matuidi, Nicolas Anelka e Thierry Henry.

Tashmë çmimi i 18 vjeçarit ka shkuar në 100 milionë euro.

Për të ka interesim nga skuadra si Manchester United, Arsenal e Real Madridi. /Telegrafi/

Shpërndaje në: