Befason Pique, ka një fanelë të Realit në shtëpi
Gruaja e yllit të Real Madridit, James Rodriguez, ka treguar se mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, mban në shtëpi nj fanellë të Los Blancos.
Spanjolli njihet si lojtari më i dashuruar në fanellën e Barcelonës, por edhe rivali më i madh i klubit mbretëror.
Pique e kishe të pamundur ta ruajë djalin e tij, Milanin, që të tregojë se ai ka fanellë të Realit në shtëpi.
Daniela Ospina gruaja e James në një intervistë për revistën kolumbiane Don Juan, tregon se is është takuar me gruan e Piques, Shakiran, që është bashkëkombëse e saj.
“Një herë në Barcelonë, takova Shakiran dhe fëmijët e saj. Salome [vajza e James] ishte shumë e lumtur pasi është fanse e madhe saj, po ashtu edhe unë.! Haha!”.
“Shakira, në qast i tha djalit të saj Milanit: ‘Shiko kjo është vajza e James!’ Dhe Milan tha: ‘Unë e kam fanellën e James me numër 10”.
Daniela Ospina që është gruaja e James është motra e portierit të Arsenalit, David Ospina.



