Zidane e do ‘Zonjën e Vjetër’ në finale
Zinedine Zidane shpreson që Real Madridi të luajë kundër Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve.
Los Merengues janë me një këmbë në Cardiff pas fitores prej 3-0 kundër Atletico Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale dhe strategu francez do të dëshironte të ndeshej me ish-klubin e tij në finalen e madhe.
Të mërkurën mbrëma zhvillohet përballja e parë e gjysmëfinales tjetër, ndërmjet Monacos dhe Zonjës së Vjetër, ndërsa Zizu është pyetur se për këtë do të bëjë tifo.
“Ju tashmë e dini këtë”, është përgjigjur ai në italisht duke lënë të kuptohet se do ta mbështesë Juven.
Legjenda franceze ka luajtur për pesë sezone të Bianconerët (1996-2001), para se të transferohej te Real Madridi.



