Kapiteni i Atleticos tregon pse humbën ndaj Realit

Kapiteni i Atleticos tregon pse humbën ndaj Realit

Atletico Madridi për herë të parë në këtë sezon ka pranuar 3 gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke bërë një mision të pamundur sfidën e kthimit në “Vicente Calderon”, më 13 maj.

Kapiteni i Atletiko Madridit, Gabi nuk e fshehu dëshpërimin pasi skuadra e tij humbën kontrollin e lojës në gjysmëfinalen e parë, duke bërë gabime që nuk janë të përditshme për skuadrën e trajnerit Diego Simeone.

“Shpejtuam në ndërtimin e aksioneve dhe nuk luhet në këtë mënyrë me Real Madridin, ndërsa në fund paguam shtrenjtë gabimet tona. Natyrisht se jemi të dëshpëruar , pasi mundeshim dhe duhet të ishim më të mirë. Nuk dorëzohemi, do të japim maksimumin në sfidën kthyese , por është e qartë se do të jetë shumë shumë vështirë,” ka deklaruar Gabi pas disfatës së Atletikos me 0-3.

Shpërndaje në: