Isaiah Thomas shënon 53 pikë, udhëheq Bostonin drejt fitores ndaj Washington Wizards
Isaiah Thomas ka barazuar performancën më të mirë në karrierën e tij, pasi ka realizuar 53 pikë për herë të dytë në fitoren e madhe të Boston Celtics në shtëpi ndaj Washington Wizards me rezultat 129-119 pas vazhdimeve.
Më i miri ishte pa dyshim Isaiah Thomas me 53 pikë, 4 asistime, 4 kërcime, 3 topa të vjedhur, pasuar nga Al Horford me double double fantastik prej 15 pikësh, 12 kërcimesh, 3 asistimesh dhe 1 top të vjedhur, kurse kontribuan me nga 14 pikë edhe Crowder dhe Bradley, transmeton telegrafi.
Te mysafirët i pandalshëm ishte John Wall i cili realizoi 40 pikë e 13 asistime, kurse u ndihmua nga Morris me 16 pikë dhe Beal me 14 pikë që nuk kishte natën e tij më të mirë.
Aktualisht Bostoni ka epërsi të madhe pas dy ndeshjeve në shtëpi prej 2-0, teksa dy ndeshjet e ardhshme të serisë gjysmëfinale të playoffit në konferencën lindore barten në Washington.



