A e keni parë dhuratën e Adonisit për Tarën? (FOTO)
Mësoni se çfarë i ka dhuruar Adonisi vajzës së Teutës
Disa ditë më parë Tara, vajza e madhe e aktores së mirënjohur, Teuta Krasniqi festoi ditëlindjen e saj.
Në mesin e dhuratave të shumta që mori është edhe një tejet e veçantë nga bashkëshorti i nënës së saj, Adonis Morina, shkruan rtv21.tv
Adonisi është munduar t’i sjell një dhuratë të veçantë, ai i ka dhuruar Tarës një portret të saj të vizatuar.
Ndryshe, kujtojmë se befasia më e madhe në ditëlindjen e Tarës ishte prezenca e këngëtares së saj të preferuar, Kidës.




