Mediat botërore e ngrenë në qiell Ronaldon, ja çfarë thonë…
Me tripletën e djeshme Cristiano Ronaldo ka kthyer edhe një herë vëmendjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare të cilat nuk i kanë kursyer elozhet për katër herë fituesin e “Topit të Artë”.
Shumë prej tyre kanë shkuar se fituesi i “Topit të Artë” sërish do të jetë Ronaldo i cili vazhdon të udhëheqë Real Madridin drejt sukseseve të njëpasnjëshme, transmeton syri.
La Gazzetta dello Sport: “Cristiano Ronaldo është tani CR9, është sulmuesi më i mirë në botë. Nëse futbolli është një sport i numrave dhe statistikave, ky është përcaktimi i duhur për të, por kjo lojë ka edhe emocione. Portuguezi, me një “hat-trick”, u ngjit në kuotën e 399 golave në 389 ndeshje me fanellën e Real Madridit. Në Champions, Ronaldo ka shënuar 104 gola në 142 ndeshje.

”L’Equipe: “Ronaldo, njeriu-gol. Ai është më shumë se kurrë i preferuar për të pasur sukses me veten e tij për “Topin e Artë”. Mbresëlënës”.
The Sun: “Cristiano Ronaldo “hat-trick” të ri për t’i dërguar “Los Blancos” në prag të finales të Champions Leagues. Superylli portugez shënoi një herë në pjesën e parë dhe dy herë në të dytën, duke e “shkelur” Atletico Madridin”.
Corriere dello Sport: “Real Madridi e vuri një këmbë në finale e Cardiff-it, ku historia ende e pret që të bëhet ekipi i pare, në gjendje për të fituar dy herë radhazi Champions-in. Tre golat e portugezit tregojnë qartë potencialin e një futbollisti të jashëtzakonshëm, si ai.”



