Zbulohet një fakt i pabesueshëm për Barack Obamën, a e kishte ditur këtë Michelle?
Një biografi e re rreth ish-Presidentit Barak Obama ka zbuluar se ai i kërkoi një gruaje tjetër të martohej me të në vitin 1986 para takimit me Michelle Obama, raporton “International Business Times”.
Ai dhe ish-Zonja e Parë janë njohur në firmën e saj të avokatisë në Çikago.
Por biografia tregon se Barack i kërkoi Sheila Miyoshii Jager të martohej me të ndërkohë që të dy po vizitonin shtëpinë e prindërve të saj në Çikago, shkruan syri.net. Biografia e re e quajtur “Rising Star”, tregon se Sheila nuk pranoi propozimin e tij, sepse nëna e saj tha se ishte shumë e re.
Obama mësohet se ishte 25 vjeç, ndërsa ajo 23 vjeç.
Pavarësisht mosmarrëveshjeve me nënën e saj, çifti vazhdoi të dilte dhe me njëri-tjetrin, por Sheila është shprehur se pak pas propozimit në vitin 1986, Obama u bë më ambicioz për karrierën e tij politike dhe marrëdhënia e tyre pësoi ndryshime drastike. /SYRI.net/



