Ylli i Premier Ligës shtrihet në spitalin psikatrik
Anësori i Everton, Aaron Lennon, është ndaluar nga policia pas shqetësimeve për shëndetin mendor të tij.
Futbollisti 30 vjecar është shtruar në spital për mjekim të mëtutjeshëm, ka thënë policia e Salford.

Lennon tani është duke marrë tretman për një sëmundje që lidhet me stresin, konfirmon nga ana tjetër skuadra e tij.
Anglezi, që tek Everton kaloi nga Tottenham në vitin 2015, nuk ka luajtur për skuadrën e parë që nga shkurti i këtij viti.



