Gjysma e Evropës kërkon Mbappe, por Monaco i befason të gjithë

Gjysma e Evropës kërkon Mbappe, por Monaco i befason të gjithë

Vadim Vasilyev ka komentuar zërat e shumta për talentin Kylian Mbappe.

Pak orë para super ndeshjes mes Monacos dhe Juventusit, zëvendës presidenti i ekipit francez, Vadim Vasilyev ka komentuar zërat e shumta për talentin Kylian Mbappe.

“Ai është i pashitshëm. Mbappe është si një fëmijë për ne. Ne jemi krenarë të kemi tashmë një futbollist në këto nivele me skuadrën tonë. Ne do të donim të qëndrojë, mendoj se edhe ai dëshiron të njëjtën gjë.

Natyrisht, ofertat mund të vijnë në adresë të klubit tonë, por ne nuk jemi në nevojë financiare. Duhet të pyesim lojtarin, nëse ka marrë ofertën e duhur”, ka thënë zv.presidenti i Monacos.

 

Shpërndaje në: