Ky është vendimi i komisionit disiplinor për Liridon Lecin
Komisini Disiplinor i Federatës së Futbollist të Kosovës, ka pezullar lojtarin e kubit Fc Prishtina, Liridon Leci, i cili nuk do të ketë të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës dhe provave për të gjitha ndeshjet zyrtare, sipas radhës të organizuar nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ky është një njoftimi zyrtarë nga FFK, përcjellë Indeksonline:
LIRIDON LECI; lojtar i klubit të futbollit “PRISHTINA“ nga Prishtina me numër të librezës sportive 3984 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, në procedure të inicuar nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (për manifestim të sjelljeve josportive) dhe reagime të pamatura dhe të palejuara, për çka edhe tejkalon kompetencat e lojtarit në raport me Policinë e Kosovës në ndeshjen e javës së XXVIII-të të VALA SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – PRISHTINA, e zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami“ në Pejë me datë 30.04.2017 (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
PEZULLOHETPa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës – provave për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohen raportet shtesë nga zyrtaret e ndeshjes dhe personi për siguri nga klubi i futbollit “Besa“ nga Peja, z. Naim Xhikolli lidhur me rastin. Afati datë 05.05.2017 (Rregullorja disiplinore neni 31 paragrafi 1)



