Çfarë po bën Neymar në Angli? (Foto)
Londra ka tërhequr dhe njëherë Neymar, i cili e ka vizituar së fundmi.
Sulmuesi i Barcelonës shfrytëzoi pushimin që pati nga pezullimi në Spanjë dhe mori avionin për një rrugë jo shumë të gjatë, nga Katalonja deri në qendrën e Mbretërisë së Bashkuar.
Në krah të tij kishte të motrën, Rafaelën.
Udhëtimi i tyre u mor vesh nga një foto e hedhur nga Neymari në faqen e tij në Instagram, që ndiqet nga 73.9 milionë njerëz.
Sulmuesi 25-vjeçar dhe Rafaela janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kanë një tatu të njëri-tjetrit në trupin e tyre.
A ka mbajtur ndonjë takim braziliani me drejtuesit e ndonjërës nga skuadrat e Premierligës që e duan? Pyetje shumë e vështirë…
https://www.instagram.com/p/BTl2qSqjldB/



