Ja çfarë ka bërë Totti për Kosovën në kohën e luftës
Sot futbolli italian dhe ai botëror kanë marrë një lajm të hidhur nga drejtori sportivi i As Romës, Moncchi, pasi deklaroi sot që ky është sezoni i fundit i Francesco Tottit si futbollist.
Totti njihet për besnikërin e tij që ka shfaqur për klubin e qytetit të tij por ai është edhe një humanist i madh.
Sulmuesi italian kishte bërë një ndihmesë për Kosovën, gjatë kohës sa ishte nën regjimin serb, ai kishte shitur fanelën e tij dhe të gjitha të ardhurat i kishte dërguar në drejtim të popullit kosovar.
Totti në bashkëpunim me televizonin Rai Due, ku kishte mbledhur fondacione për popullin kosovar i cili po masakrohej nga regjimi serb.
Ai qëndroi në transmetim direkt për një orë e gjysmë, në emisionin Telethon duke mbështetur Kosovën.
Nga shitja e bluzës së Tottit u mblodhën 50 mijë lira, që erdhën si fondacion në Kosovë. /Periskopi/



