Ajax shkatërron Lyonin, prek finalen me një dorë
Ajaxi ka fituar bindshëm ndaj Lyonit në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës.
Holandezët triumfuan me rezultat 4 me 1, duke iu afruar shumë finales së madhe.
Bertrand Traore shënoi dy gola për vendasit, ndërsa nga një tjetër e realizuan edhe Kasper Dolberg dhe Amin Younes. Të vetmin gol për francezët e shënoi Mathieu Valbuena.
Takimi i kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Francë.
https://youtu.be/W_Xs10tGnSo



