Sulmuesi i Kosovës pas aksidentit të rëndë, goditet edhe nga një lajm katastrofal (Foto)
Futbollisti i Kosovës, Ilir Azemi ka mbetur pa skuadër, shkruan Periskopi.
Sulmuesi Azemi para disa vite kishte pësuar një aksident tejet të rëndë me veturën e tij, ku si pasojë kishte pasur lëndime të mëdha trupore.

Ai ishte një ndër sulmuesit e parë të përfaqësueses së Kosovës, ku në ndeshjet e para të Kosovës ishte një nga lojtarët më kryesor të skuadrës.
Sot ai është liruar nga të gjitha detyrat nga klubi i tij gjerman Greuther Furth, sipas Kosovan Football.
Azemi për skuadrën gjermane në 52 ndeshje kishte shënuar 15 gola. /Periskopi/
Ilir Azemi is no longer Greuther Furth player. Poor lad, that terrible car accident has destroyed everything. Always rated him. pic.twitter.com/dABaxRfT4o
— Kosovan Football?? (@kosovanfooty) May 3, 2017



