Allegri flet pas ndeshjes, ja kush është lojtari më i mirë në botë

Allegri flet pas ndeshjes, ja kush është lojtari më i mirë në botë

Trajneri italian Masimiliano Allegri ka dhënë intervistën e parë pas ndeshjes me Monacon, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 0 me 2.

Allegri në deklaratën e tij përgëzoi skuadrën e tij dhe po ashtu foli edhe për dy lojtarët e ndeshjes, Dani Alves dhe Gigi Buffon.

“Përgëzoj ekipin për këtë fitore të madhe. Nuk ishte aspak të lehtë. Ata janë ekip shumë teknik. Filluam të luajmë më mirë pasi Buffon bëri atë pritje të madhe”, deklaroi Allegri.

“Fizikisht jemi shumë mirë. Taktikisht, shpesh herë humbëm topa, mund të përmirësohemi. Ishte një lojë shumë e vështirë ndaj një ekipi që luan në vertikale dhe shtrihet mirë në fushë. Do të jetë vështirë edhe në ndeshjen e kthimit”.

“Buffon? Ai është numri një. Gigi është portieri më i mirë në botë”.

“Alves dhe Pjanic? Dani kishte një dëmtim, ndërsa Miralem është rritur shumë si futbollist. Ka veti teknike që e bëjnë atë në mesin e tre mesfushorëve në të mirë në botë. Kjo është arsyeja se pse shpesh jam i zemëruar me të”, përfundoi italiani. /Periskopi/

Shpërndaje në: