Armando Sadiku zbulon pasionin e tij të veçantë
Futbollisti i Kombëtares shqiptare Armando Sadiku tregon pasionin e tij për një profesion tjetër.
Edhe pse pjesë e skuadrës Luganon në Zvicër Armand Sadiku ka vendosur të shkëputet nga futbolli për t’ju përkushtuar gatimit i cili është një hobi i ri për të.
Mesa duket të qënit kuzhinier është një profesion që të relakson dhe të largon nga e përditshmja. Në Lugano ai është shfaqur duke gatuar në një ambjent të hapur, ndoshta Armando po gatuan për lojtarët e tjerë të skuadrës së tij.



