PSG rrëmben Aubameyang, arrin akordin me bomberin e Dortmundit

PSG rrëmben Aubameyang, arrin akordin me bomberin e Dortmundit

Pierre Emerick Aubameyang sezonin e ardhshëm mund ta shohim te Paris Saint-Germain. Eliminimi nga Champions League, ka lënë shije të hidhur tek drejtuesit e kampionëve të Francës dhe ditë më parë ata deklaruan se gjatë merkatos së verës do të jenë shumë aktiv.

Gazeta gjermane “Bild” në faqen e saj të parë, njofton se Aubameyang ka arritur akordin më parizienët dhe se do të firmosë një kontratë 3-vjeçare, nga ku do të përfitojë jo pak, por plot 14 milionë Euro në sezon.

Në garë për sulmuesin është dhe Milani me Realin e Madridit, por por mesa duket francezët janë treguar më të shkathët.

Shpërndaje në: