Ronaldo po ia ‘gjuan’ Adriana Limës? Shikoni çfarë ka bërë futbollisti (Foto)

Ronaldo po ia ‘gjuan’ Adriana Limës? Shikoni çfarë ka bërë futbollisti (Foto)

Futbollistit të famshëm i cili aktualisht luan për Real Madridin, Cristiano Ronaldos, nuk është që nuk i ka shkuar puna mirë me modelet e famshme.

Ndonëse ai me modelen ruse Irina Shayk janë ndarë, lidhja  e tyre kishte zgjatur me vite të tëra, shkruan Periskopi.

Madje madrileni është përfolur shumë në media për lidhjet  e tij me modele të ndryshme nëpër vite.

Por një gjest i futbollistit që ka ngjallur kureshtjen është ndaj modeles 31-vjeçare, Adriana Limës.

Ronaldo ia ka bërë” like” forografitë e postuara në llogarinë e saj në Instagram, ku modelja dukej për mrekulli në Met Gala 2017.

Se a janë ”like-at” vetëm në baza shoqërore apo ka diçka më shumë, mbetet të shihet.

Sidoqoftë, Ronaldo tani për tani është në lidhje me blogeren dhe modelen Georgina Rodriguez./Periskopi/

Shpërndaje në: